
Zbardhen detaje nga ngjarja në Peshkopi, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.
Kujtojmë se Esat Gjura është babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste.
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit“,thuhet në njoftimin e policisë.