
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Holtë të Njësisë Administrative Poroçan në bashkinë Gramsh, ku dy të rinj humbën jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi të një hidrocentrali privat.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktimat janë identifikuar si Abas Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç. Të rinjtë u zunë poshtë nga një masiv dheu që u shkëput papritur teksa ata ndodheshin në vendin e punës.
Tragjedia ndodhi rreth mesditës dhe dyshohet se është shkaktuar nga mungesa e masave të sigurisë në kantier. Hetimet paraprake po vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore dhe për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Kjo ngjarje rikthen në vëmendje problematikën e sigurisë në vendet e punës në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe energjisë