Pezullohen nga detyra 3 punonjës policie në Tiranë, të dyshuar për veprime të dhunshme ndaj një të mituri gjatë shoqërimit në komisariat

Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate, pasi dyshohet se kanë ushtruar veprime të dhunshme ndaj një të mituri gjatë shoqërimit në ambientet e policisë.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ndërsa u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Tiranë. Punonjësit janë subjekt i masave “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Pezullim nga detyra”.

Ata akuzohen për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve”. Në mesin e të pezulluarve është edhe një nëntoger me detyrë përgjegjëse turni në Komisariatin Nr. 1, Tiranë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes