PËRPLASJA MES INDISË DHE PAKISTANIT… KRAHASIMI I FUQISË: KUSH DO TË FITONTE NË NJË LUFTË TË HAPUR?

Screenshot

Me tensionet mes Indisë dhe Pakistanit që po përshkallëzohen çdo ditë, pyetja që lind natyrshëm është: cilët janë më të fuqishëm dhe kush do të kishte epërsi në një konflikt të hapur ushtarak?

Sipas një analize të publikuar nga GRAVITY, India dhe Pakistani janë dy shtete me armë bërthamore, por me dallime të mëdha në aspektin ekonomik dhe ushtarak.

Sipas të dhënave të FMN-së, India ka një Prodhim të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3.7 trilionë dollarësh, ndërsa Pakistani vetëm 300 miliardë dollarë – një hendek i madh që pasqyrohet edhe në buxhetet ushtarake dhe investimet në teknologji.

India gjithashtu ka një ushtri shumë më të madhe, me mbi 1.4 milionë trupa aktive, krahasuar me rreth 650 mijë të Pakistanit. Në aspektin e forcës ajrore dhe detare, India ka më shumë mjete moderne dhe akses në teknologji të avancuar nga SHBA, Rusia dhe Franca.

Megjithatë, rreziku i një përplasjeje bërthamore mbetet faktori më shqetësues, pasi të dy vendet zotërojnë kapacitete të verifikuara për lëshimin e raketave me mbushje bërthamore.

Një luftë mes tyre nuk do të kishte vetëm pasoja rajonale, por mund të shkaktonte një krizë globale, me implikime serioze në ekonomi, siguri dhe diplomaci ndërkombëtare