Has – Ekzekutohet me kallashnikov 34-vjeçari Rushit Callahu pas një konflikti për pronë, arrestohet autori Ulje Jaku

 

Një vrasje e rëndë me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme fshatin Pla, në Has. Viktima është identifikuar si Rushit Callahu, 34 vjeç, ndërsa autori i dyshuar është 41-vjeçari Ulje Jaku, i cili është vënë në pranga nga policia pak minuta pas ngjarjes.

Sipas burimeve paraprake, vrasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm për çështje pronësie mes dy personave. Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit e përdorur në krim.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.