
Presidenti rus Vladimir Putin ka përfunduar takimin e tij me të dërguarin special të SHBA-së, Steven Witkoff. Bisedimet, të mbajtura në Kremlin, zgjatën tre orë, sipas ndihmësit të presidentit rus, Yuri Ushakov.
U zhvillua një bisedë tre-orëshe. Ishte konstruktive dhe shumë e dobishme,” zyrtari i Kremlinit.
Ky është takimi i tyre i dytë në dy javët e fundit dhe i katërti që nga fillimi i vitit. Takimi i mëparshëm u zhvillua në Shën Petersburg më 11 prill dhe zgjati për më shumë se katër orë. Zëdhënësi i Presidentit rus Dmitry Peskov vuri në dukje se çështjet e diskutuara janë të shumëanshme dhe shumë komplekse, gjë që natyrisht çon në biseda të gjata.