Aksident në Levan/ Furgoni përplas motorrçikletën, një i plagosur (foto)

Levan – Aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër  Fier – Levan në vëndin e  qujatur Ura e Lvanit, pranë qëndrës së qytezës.

Sipas burimeve nga vëndi i ngjarjes mësohet se një automjet tip furgon benz me targa  AA 588 BR  ka përplasur një motomjet  me targa  CA 276 ku si pasojë drejtusi i motomjetit është përplasur përtokë.

Po të njëjta burime pohuan se automjeti  drejtohej nga një 40 vjeçar ndërsa drejtuesi i mjetit furgon Benz ka qënë tek  të 59 tat. Drejtuesi i motomjetit është marr me automje të rastit që ka kaluar në ato momente dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Bluzat  e bardha pohuan se i plagosur ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jasht rrezikut për jetën.Në vendin  e ngjarjes ka shkuar dhe policia e qarkullimit rrugor për të zbardhur rrethanat  e ngjarjes si dhe për të normalizuar qarkullimin e  mjeteve

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.