Fier – Arrestime dhe procedime penale për vepra të ndryshme penale

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me komisariatet përkatëse, kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërisë dhe garantimin e rendit e sigurisë publike. Si rezultat, janë kryer disa ndërhyrje dhe veprime procedurale:

Komisariati i Policisë Fier

  • Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar për dhunë në familje.
    Shtetasi L. L., banues në Patos, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
  • Procedim penal për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
    Shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në Marinëz dhe me detyrë ndihmës i kryesondistit në një kompani nënkontraktore për nxjerrjen e naftës, është proceduar penalisht pasi, gjatë procesit të pastrimit të sitave të vaskave me ujë, dyshohet se ka ndodhur një aksident ku është dëmtuar punëtori M. M., 36 vjeç.

Komisariati i Policisë Lushnjë

  • Shkel masën e “arrestit në shtëpi”, arrestohet 34-vjeçari.
    Shtetasi R. K., banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë pasi u konstatua jashtë banesës, në kundërshtim me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i ishte caktuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • Shpallet në kërkim për dhunë fizike.
    Shtetasi R. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 57-vjeçar. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Divjakë

  • Procedim penal ndaj një 20-vjeçari për dhunë ndaj ish-të dashurës.
    Shtetasi F. K., banues në Divjakë, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore