Pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit!

Për shkak të kushteve atmosferike të paqedrueshme Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar sot pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.Megjithatë në njoftim theksohet se kjo masë nuk është e vlefshme për tragetet. Tragetet e linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë do të vijojnë në operojnë normalisht.

🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Është ndaluar pajisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Përmirësimi i motir pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftim.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
17 April, 15:31 | Përditësimi: 17 April, 15:31