Sa mandate do fitojë PD në 11 maj? Berisha: Do kemi mbështetje madhore…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur këtë të enjte në një konferencë për mediatpër zgjedhjet e 11 majit dhe pritshmëritë e tij.

I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të fitojë PD, Berisha nuk ka bërë parashikime.

Ai u përgjigj shkurtimisht se nuk jep kurrë përqindje dhe numra, por po sigurohet të marrë mbështetje madhore.

“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 11 Majit”, tha Sali Berisha.