
Ukraina është përballur me një tjetër valë bombardimesh nga Rusia. Forcat ruse kanë goditur me një raketë balistike Iskander-M dhe 46 dronë të llojeve të ndryshme, përfshirë dronët kamikazë Shahed. Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se 9 avionë pa pilot u rrëzuan, ndërsa 31 dronë ranë në zona të hapura. Sulmet prekën kryesisht rajonet e Kharkiv dhe Donetsk.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 23 dronë ukrainas, prej të cilëve 19 në rajonin Kursk dhe 4 në Belgorod.
Ndërkohë, viktima janë shënuar edhe në rajonet qendrore të Ukrainës. Janë shpallur tre ditë zie pas vrasjes së 11 civilëve dhe 9 fëmijëve nga raketat ruse, në një nga sulmet më të rënda ndaj civilëve në muajt e fundit. Analistët paralajmërojnë se një përshkallëzim i tillë mund të rrezikojë marrëveshjen e mundshme të armëpushimit që po negociohet nga Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas sulmeve, duke deklaruar: “Moska po bombardon si e çmendur, nuk jam i lumtur me këtë situatë