Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se dy ushtarë kinezë janë kapur gjatë luftimeve në rajonin lindor të Donetskut.
🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip
Sipas tij, forcat ukrainase janë përballur me gjashtë ushtarë kinezë në fushëbetejë, nga të cilët dy janë zënë rob. Zelensky tha se ka urdhëruar autoritetet përkatëse të kërkojnë shpjegime zyrtare nga Pekini mbi praninë e tyre.
“Ne kemi informacione se në njësitë e pushtuesit ka shumë më tepër shtetas kinezë sesa këta dy. Tani po i zbulojmë të gjitha faktet,” u shpreh presidenti ukrainas.
