Vuçiç mandaton mjekun Duro Matsut për të formuar qeverinë e re të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka mandatuar mjekun endokrinolog Duro Matsut për të formuar qeverinë e re. Matsut është zgjedhur pa mbështetjen e opozitës dhe do të ketë afat deri më 18 prill për të krijuar një qeveri kalimtare.

Gjatë një konference për shtyp në Beograd, Vuçiç deklaroi se i ka propozuar presidentit dy emra për mandatar. Ai bëri të ditur gjithashtu se planifikon një takim me presidentin amerikan Donald Trump në SHBA, i cili pritet të mbahet në fillim të majit.

Sipas mediave serbe, qeveria aktuale ndodhet në mandat teknik që nga 19 marsi, pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviç, të miratuar nga Kuvendi. Kjo dorëheqje ka nisur zyrtarisht afatin 30-ditor për formimin e ekzekutivit të ri