Batutat e Ramës me studenten e mjekësisë në Gjermani: “Eja për veten tënde, këtu ka diell e kafe të mirë!”

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me drejtuesen politike të Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.3 në Tiranë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë takimit, Rama pati një komunikim të veçantë me disa mbështetës të PS që jetojnë jashtë vendit, përmes një lidhjeje video. Një ndër ta ishte një studente shqiptare e mjekësisë që aktualisht ndodhet në Gjermani, e cila shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri pas studimeve, për të dhënë kontributin e saj në sistemin shëndetësor.

Në përgjigje, Rama nuk i kurseu batutat, duke e ftuar që të rikthehet në vend jo vetëm për të dhënë kontributin e saj, por edhe për të shijuar diellin, kafen dhe shoqërinë që, sipas tij, mungojnë në Gjermani.

Pjesë nga biseda:

Rama: Akoma në Gjermani ti?

Studentja: Edhe pak, sa të mbarojnë këto zgjedhje do vij të jap kontributin tim në mjekësi, për Shqipërinë dhe për Tiranën.

Rama: Hajde këtu të japësh kontribut për veten tënde! Hajde me diell, me kafe, me shoqëri… atje me kë bën muhabet? Hajde më thuaj ti!

Studentja: E ke thënë ti, me atë kafen e shpifur!

Rama: Epo s’është kafe ajo!

Rama e përmbylli mesazhin e tij me ftesën që të rinjtë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit të rikthehen për të kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi i tyre i ka dyert hapur dhe nevojë për potencialin e tyre profesional