Parashqevi Simaku rikthehet në skenë – Performon në ditëlindjen e Fadil Berishës

Këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku ka bërë një rikthim të shumëpritur në muzikë pas një periudhe të vështirë në jetën e saj. Pasi kaloi disa vite larg vëmendjes publike, ajo tashmë është rikthyer në normalitet dhe i është përkushtuar sërish pasionit të saj për këngën.

Pak ditë më parë, ajo publikoi një projekt të ri muzikor, ndërsa së fundmi Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet sociale disa video ku Parashqevi Simaku interpreton këngë shqiptare me të njëjtën energji dhe pasion si dikur.

Në një nga videot e publikuara, ajo dëgjohet duke kënduar këngën “Ky Marak” gjatë festës së ditëlindjes së fotografit të njohur shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.

Ky rikthim ka emocionuar shumë fansat e saj, të cilët mezi presin ta shohin sërish në skenë