
Augusta, Georgia – 3 Prill 2025 – Pasagjerët e një avioni rajonal të American Airlines u evakuuan të martën në pistën e aeroportit të Augusta, Georgia, pasi nuhatën erë djegieje dhe panë tym në kabinë.
Fluturimi AA 5406, i operuar nga PSA Airlines, kishte mbërritur në Augusta pas një udhëtimi 36-minutësh nga Charlotte, sipas të dhënave nga FlightAware.
“Kabina u mbush me tym dhe ne u ngjitëm në krah të avionit për të dalë jashtë. Fatmirësisht, të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe u shoqëruan në terminal,” tha pasagjeri Sean O’Conor. “Siguria e klientëve tanë është prioriteti ynë kryesor dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin,” shtoi ai.
Sipas një deklarate për CNN, avioni CRJ-900 përjetoi një problem teknik pas uljes. Fluturimi i kthimit për në Charlotte u anulua, por avioni u kthye në shërbim të mërkurën.
Ndërkohë, një tjetër avion i American Airlines, i modelit CRJ-700, që fluturonte të mërkurën në të njëjtën rrugë Charlotte – Augusta, përjetoi një tjetër defekt teknik. Fluturimi qarkulloi për rreth 20 minuta në ajër, përpara se të kthehej në Charlotte. Pas tre orësh, avioni u ngrit sërish dhe arriti në Augusta pa probleme.