16 Vite në NATO”, Presidenti Begaj: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës ushtarake

16 Vite në NATO”, Presidenti Begaj: Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës ushtarake

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ai theksoi se gjatë këtyre 16 viteve, Shqipëria ka dëshmuar se është një anëtare e denjë e aleancës, duke kontribuar dhe marrë pjesë aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s.

“Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Gjatë këtyre viteve, Shqipëria ka dëshmuar se është një anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misionet dhe operacionet e NATO-s. Shqipëria do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të pasur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, – u shpreh Presidenti Begaj në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.