Sofra e Qytetërimit Demokratik” – Rama Publikon Karikaturën dhe Kërkon Mbështetje për PS

“Sofra e Qytetërimit Demokratik” – Rama Publikon Karikaturën dhe Kërkon Mbështetje për PS

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një karikaturë ku paraqiten simbole të shteteve të Bashkimit Europian, mes të cilave është përfshirë edhe figura e Skënderbeut.

Në postimin e tij, Rama thekson rëndësinë e integrimit europian dhe bën thirrje për mbështetje ndaj Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Bashkoje votën tënde me mua e me PS, për Shqipërinë që meriton vendin e saj si e barabartë mes të barabartëve, në sofrën e madhe të qytetërimit demokratik,” shkruan kryeministri.

Ndërkohë, këtë mëngjes, ai ka ndarë një fotogaleri nga takimi i një dite më parë me shqiptarët e Athinës.

“Mirëmëngjes dhe me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë, ju uroj një javë sa më të mbarë. Nëse tërë këto vite ma kanë mprehur sa duhet ndjeshmërinë e sallave, nga Greqia do të na vijë një buqetë shumë e bukur duarsh që thonë 5 më 11 maj. Faleminderit nga zemra shqiptarëve të Athinës,” shkruan Rama.