
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi.
Sot, kreu i qeverisë do të udhëtojë drejt Kretës, ku në orën 18:00 do të mbajë një takim me diasporën shqiptare në ambientet e stadiumit “Klassidos”.
Ndërsa nesër, më 30 mars, Rama do të jetë në Athinë për të takuar shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin grek.
Ky është takimi i tretë që kryeministri zhvillon me diasporën shqiptare në Greqi, duke treguar angazhimin e tij për bashkëpunimin me komunitetin shqiptar jashtë vendit.