Gërdeci, 1997, 21 Janari… | Rama ironizon Berishën me një ‘repost’: “Absolutisht po, flet vetë!”

Gërdeci, 1997, 21 Janari… | Rama ironizon Berishën me një ‘repost’: “Absolutisht po, flet vetë!”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook. Rama ka ripostuar një video të Berishës, e cila ishte pjesë e debatit të nisur mes Ramës dhe Bashës.

Në këtë postim, Rama ka përdorur tekstin dhe ritmin e një kënge rep, duke vendosur në sfond ngjarjet kryesore që lidhen me Berishën, si trazirat e vitit 1997, shpërthimi në Gërdec, dhe momenti i famshëm me “tortën e 100-vjetorit të Pavarësisë”.

Në videon e ripostuar të Berishës, shkruhet “No comment, flet vetë”, ndërsa Rama e shoqëron me mbishkrimin “Absolutisht po, flet vetë”.