Identifikohet viktima e atentatit në Sarandë, humb jetën 66 vjecariC

Screenshot

Është identifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në një ngjarje të rëndë në Sarandë. Viktimë ka mbetur 66-vjeçari Rexhep Ismaili.

Ngjarja ndodhi në zonën e Gjashtës, ku viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, Ismaili ka marrë një plagë në kokë, e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Mësohet se 66-vjeçari ishte pronar i një karburanti, si edhe kryetar i shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 May, 23:34 | Përditësimi: 7 May, 23:34