Ekzekutohet me armë zjarri në Sarande pronari i nje karburanti

Screenshot

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili është goditur me një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni mbi krimin

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 May, 23:29 | Përditësimi: 7 May, 23:29