Kishte humbur prej disa ditesh.Gjendet i mbytur ne lumin Osum 30-vjecari

Screenshot

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete dhe ishte raportuar i zhdukur prej disa ditësh. Viktima, David Shehaj, banues në lagjen “Çlirimi”, kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 30 prill. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i ati pranë autoriteteve policore. Pas dëshmive të disa banorëve të zonës, të cilët pretenduan se kishin parë të riun të hidhej në lumin Osum, policia dhe forcat e kërkim-shpëtimit nisën një operacion përgjatë rrjedhës së lumit. Pas disa orësh kërkime intensive, trupi i pajetë i 30-vjeçarit u lokalizua mesditën e sotme pranë fshatit Remanicë.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 May, 16:52 | Përditësimi: 7 May, 16:52