Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet për ndryshime në kabinetin qeveritar.
Sipas vendimeve më të fundit, Tana Kika është emëruar zv/ministre e Bujqësisë, duke iu bashkuar stafit drejtues të këtij institucioni.
Ndërkohë, është firmosur edhe largimi nga detyra i zv/ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama.
Nuk janë bërë ende publike arsyet e këtyre ndryshimeve, ndërsa pritet që në vijim të ketë reagime apo detaje të mëtejshme nga institucionet përkatëse.
