I moshuari godet me hanxhar një punonjes ne nje institucion qeveritar në Turqi

Screenshot

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një institucion qeveritar në Turqi, ku një i moshuar ka hyrë i armatosur me një hanxhar të fshehur nën xhaketë dhe ka sulmuar një punonjës, duke e goditur nga pas në kokë.

Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet tregojnë reagimin e menjëhershëm të tre kolegëve të punonjësit të sulmuar.

Ata ndërhynë me qetësi, iu afruan autorit pa krijuar panik dhe arritën ta neutralizojnë situatën duke e bindur të ulej, duke parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, ndërsa autoritetet turke nuk kanë dhënë ende detaje nëse i dyshuari është arrestuar apo është marrë në hetim.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
28 April, 16:09 | Përditësimi: 28 April, 16:09