Transportuesi i drogës kapet në flagrancë në Unazën e Madhe, ndalohet nga policia në mes të rrugës, kishte 10 kg kanabis

Ky është momenti kur forcat e policisë ndalojnë në Unazën e Madhe 42-vjeçarin Vilson Shima.

 

42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.

Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Albin Hoxha
21 February, 13:14 | Përditësimi: 21 February, 13:14