Nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova do të rrisë investimet në polici dhe ushtri për të garantuar sigurinë. I shoqëruar nga ministrat Konjufca dhe Maqedonci, Kurti ka zhvilluar takime të nivelit të lartë me partnerët ndërkombëtarë.
