Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në datën 23 shkurt në orën 10:00 për çështjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.
Mbledhja e Këshillit do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi padinë e kryeministrit Edi Rama pasi gjyqtarët u ndanë 4 me 4 për vendimin. Socialistët ishin shprehur edhe më herët që rastin do ta trajtonin pasi të jepte verdiktin Gjykata Kushtetuese.
