SHBA-të bombardojnë një tjetër skaf të dyshuar për trafik droge në Karaibe

Forcat e armatosura të Shtetet e Bashkuara njoftuan përmes platformës X se bombarduan edhe një tjetër skaf të shpejtë, i cili sipas tyre transportonte drogë në Karaibe të premten, duke vrarë tre personat që ndodheshin në bord.

“Më 13 shkurt, me urdhër të komandantit të SOUTHCOM, gjeneralit Francis L. Donovan, Forca e Përbashkët e Veprimit Southern Spear kreu një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një mjeti lundrues që operohej nga Organizata të Caktuara Terroriste

Informacionet konfirmuan se mjeti po lëvizte në rrugë të njohura të trafikut të drogës në Karaibe dhe ishte i përfshirë në operacione të trafikut të narkotikëve. Tre narkoterroristë u vranë gjatë këtij veprimi.  Asnjë pjesëtar i forcave ushtarake amerikane nuk u plagos”, thuhet në postimin e komandës së përbashkët të forcave të armatosura amerikane përgjegjëse për Amerikën e Jugut.

Të paktën 131 persona janë vrarë në 38 goditje që kishin në shënjestër mjete lundruese në Karaibe dhe në Paqësorin lindor që nga shtatori, kur nisi fushata amerikane e bombardimeve kundër anijeve që, sipas Uashingtonit, dyshohet se ishin të përfshira në trafikun e drogës, sipas njoftimeve të ushtrisë amerikane. Ligjshmëria e këtyre operacioneve është vënë në pikëpyetje.

Albin Hoxha
14 February, 10:39 | Përditësimi: 14 February, 10:39