Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur dërgohet te Trauma

Është arrestuar në spital shoferi i makinës e cila një ditë më parë ra në liqenin e Vaut të Dejës.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, shtetasi Z. B., 32 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë makina është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Albin Hoxha
29 January, 12:01 | Përditësimi: 29 January, 12:01