“Trend i rrezikshëm për demokracinë”/ 76 kryebashkiakë të Ballkanit kërkojnë lirimin e Veliajt dhe Imamoglusë: Të hetohen në gjendje të lirë

Rrjeti i Qyteteve të Ballkanit (B40), përmes një letre të firmosur nga 76 kryebashkiakë, ka ngritur alarmin për mbajtjen në paraburgim pa afat të dy figurave kryesore të pushtetit vendor: kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe atij të Tiranës, Erion Veliaj. Në reagimin e tyre të përbashkët, krerët e bashkive e cilësojnë këtë praktikë si një goditje ndaj vullnetit të zgjedhësve dhe një shkelje të standardeve të Komisionit të Venecias. Ata kërkojnë që dy zyrtarët të lejohen të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese ndërkohë që përballen me drejtësinë, duke theksuar se heqja e lirisë pa një vendim të formës së prerë cënon rëndë demokracinë lokale.

Albin Hoxha
28 January, 11:43 | Përditësimi: 28 January, 11:43