“Lufta” me drejtësinë/ Veliaj padi për shkarkimin e prokurorit Ols Dado: U emërua në shkelje të ligjit, ishte noter pa Magjistraturë

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka hapur një betejë të re ligjore duke depozituar një padi në Gjykatën Administrative për shpalljen absolutisht të pavlefshëm të dekretit presidencial të vitit 2008 që emëroi Ols Dadon si prokuror. Në argumentimin e tij, Veliaj pretendon se Dado u emërua në kundërshtim flagrant me ligjin pasi nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe vinte nga radhët e noterëve, kategori që nuk lejonte emërimin e drejtpërdrejtë. Sipas padisë, meqenëse akti i emërimit është “nul”, të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale që prokurori Dado ka ndërmarrë ndaj Veliajt janë juridikisht të pavlefshme, ndaj kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e KLP-së për heqjen e mandatit të tij.

Avatar photo
Albin Hoxha
23 January, 11:46 | Përditësimi: 23 January, 11:46