Levan–Ura e Mifolit/ Prezencë uji në aksin e vjetër rrugor
Në aksin e vjetër rrugor që lidh Levanin me Urën e Mifolit është konstatuar prezencë uji në rrugë, si pasojë e situatës së krijuar nga reshjet dhe prurjet e larta.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe, nëse është e nevojshme, të përdorin rrugë alternative.
