Policia Kufitare Kakavijë njofton se, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë, është informuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për një periudhë 48-orëshe, duke filluar nga ora 12:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar.
Bllokimi do të ndodhë në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës së fermerëve. Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon planifikimin e udhëtimeve në orare të tjera të ditës, si dhe përdorimin e rrugëve alternative, ku është e mundur.
