“Efekti Maduro” mbërrin në Kiev/ Zelensky sfidon hapur SHBA-në: Hiqni qafe Kadyrovin, t’i japim mesazh Putinit

Operacioni amerikan që çoi në kapjen e Nicolas Maduros më 3 janar ka entuziazmuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë për gazetarët, ai i ka kërkuar Uashingtonit të aplikojë të njëjtën “recetë” force edhe ndaj aleatit më besnik të Putinit, liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Kërkesa: Një operacion special në Rusi

Zelensky argumenton se SHBA tregoi në Venezuelë se kur dëshiron vërtet, ka fuqinë të ndryshojë regjime brenda natës. Ai kërkon që ky presion të zhvendoset tani drejt Moskës.

“Ata duhet të ushtrojnë presion mbi Rusinë… Ja një shembull me Maduron. Ata kryen një operacion. Të gjithë mund ta shohin rezultatin. Ata e bënë menjëherë,” deklaroi Zelensky.

Pse Kadyrov?

Sipas liderit ukrainas, rrëzimi ose kapja e Ramzan Kadyrovit (i cili drejton Çeçeninë që nga 2007 dhe ka dërguar mijëra trupa në Ukrainë) do të kishte dy efekte madhore:

  1. Do të dobësonte ndjeshëm makinacionin ushtarak rus në terren.

  2. Do ta bënte Vladimir Putinin “të mendohej dy herë” për vazhdimin e luftës, duke parë se rrethi i tij i ngushtë nuk është i paprekshëm.

Kjo deklaratë shënon një ashpërsim të retorikës së Kievit, duke kërkuar veprime direkte të SHBA-së ndaj zyrtarëve të lartë rusë, një lëvizje që Moska e konsideron vijë të kuqe.

Avatar photo
Albin Hoxha
8 January, 13:57 | Përditësimi: 8 January, 13:57