Nga sheshi para Kryeministrisë, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka artikuluar sot kërkesën për një qeveri tranzitore, duke shkuar një hap më tej me propozimin e emrave konkretë për ta drejtuar atë.
Lapaj theksoi se vendi ndodhet në një ngërç ku zgjedhjet e lira janë të rrezikuara, ndaj zgjidhja e vetme mbetet një kabinet pa ngjyra partiake.
Propozimi: Figurad me integritet, jo politikanë
Për të garantuar paanshmërinë e procesit zgjedhor, Lapaj sugjeroi që në krye të kësaj qeverie teknike të vendosen figura intelektuale me integritet të lartë publik dhe pa lidhje me partitë. Ai veçoi dy emra të njohur:
-
Tritan Kalo: Mjeku i njohur infeksionist.
-
Përparim Kabo: Profesor dhe filozof.
Sipas Lapajt, individë të tillë do të ishin garancia e vetme për lirinë e votës dhe një proces elektoral të drejtë për të gjitha palët, larg ndikimit të makinerive partiake.
