Kryeministri Edi Rama ka përcjellë urimet e tij zyrtare për homologun Albin Kurti, pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të qeverisë së Kosovës.
Në një reagim publik, kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi rezultatin e zgjedhjeve si një “fitore domethënëse”, duke theksuar legjitimitetin e fortë që populli i Kosovës i dha sërish Kurtit dhe partisë së tij.
Fokus te bashkëpunimi
Përtej urimit protokollar, mesazhi i Ramës vendosi theksin te marrëdhëniet dypalëshe, shpeshherë objekt diskutimi në media. Ai shprehu dëshirën që ky mandat i ri të shërbejë për të çuar përpara jo vetëm Kosovën, por edhe lidhjen mes dy shteteve.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona,” shkruan Rama.
