Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një operacion kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, duke vënë në pranga një 24-vjeçar.
Shtetasi me iniciale H. M., banues në Bathore, u kap në flagrancë në rrugën “Kastriotët”, në afërsi të terminalit të autobusëve. Gjatë kontrollit, në valixhen e tij të udhëtimit u gjetën një armë zjarri tip kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.
