Askush nuk i ka gjetur ilaçin zjarreve: Rama paralajmëron sistem të ri kombëtar dhe rritje të financimeve për pyjet

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar sezonin e verës si një betejë të përvitshme me natyrën, duke pranuar hapur se bota ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare për të ndaluar zjarret shkatërrimtare. Përballë këtij realiteti, kreu i qeverisë njoftoi një strategji të re kundërpërgjigjeje.

Plani përfshin krijimin e një sistemi unik kombëtar për të shmangur menaxhimin e fragmentuar aktual, si dhe një rritje të ndjeshme të financimeve për pyllëzimin vitin e ardhshëm. Një risi në këtë skemë do të jenë ndërtuesit, të cilët do të detyrohen të kontribuojnë financiarisht për shtimin e fondit të gjelbër, në bazë të metrave katrorë që ndërtojnë.

Avatar photo
Albin Hoxha
5 December, 12:53 | Përditësimi: 5 December, 12:53