Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes makabre në Bilisht, ku Altin Nallbati (vëllai i deputetit Bledjon Nallbati) dhe banda e tij, mbajnë në burg për pengmarrjen dhe dhunimin barbar të Ilir Topçiut. Viktima u fut në kurth nga një mik i tij me pretekstin e një takimi me policinë, por përfundoi në magazinën e Nallbatit, i akuzuar se kishte “spiunuar” shokët e grupit.
Raporti mjeko-ligjor konfirmon torturën: Topçiut i është fikur cigarja në ballë dhe është rrahur deri në humbje të ndjenjave, nën kërcënimin se “do ta zhduknin me acid”. Ndërsa autorët ndodhen në burgun e Drenovës, mësohet se familjarët e tyre kanë nisur negociata intensive për të bindur viktimën të tërheqë denoncimin kundër vëllait të deputetit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
