Panik në Belsh pasi toka hapet pranë shtëpive: Gropa gjigante 10 metra e thellë kërcënon banorët

Banorët e lagjes së spitalit në Belsh po jetojnë me frikë pasi toka është çarë vetëm pak metra larg shtëpive të tyre. Një gropë karstike masive, që ka arritur thellësinë prej 10 metrash, po zgjerohet dita-ditës, duke rrezikuar të përpijë banesat përreth.

Ky fenomen nuk është i panjohur për zonën e Dumresë, e famshme për liqenet e saj karstike, por afërsia e kësaj grope me zonat e banuara ka ngritur alarmin e kuq. Ndërsa toka vazhdon të gërryhet nga poshtë, banorët apelojnë dëshpërimisht për ndërhyrje emergjente para se natyra të shkaktojë një tragjedi të parikuperueshme, duke rikujtuar se kjo nuk është hera e parë që toka në këtë zonë bëhet e pabesë.

Avatar photo
Albin Hoxha
4 December, 11:39 | Përditësimi: 4 December, 11:39