Bashki të Forta – Nisma e rëndësishme për forcimin e pushtetit vendor

Nismë e rëndësishme për forcimin e pushtetit vendor u prezantua sot në Fier përmes seminarit “Bashki të Forta”, i cili u organizua nga Voltana Ademi, ish-kryetarja e bashkisë Shkodër.

Organizatorja Voltana Ademi theksoi se ky projekt mbështetet financiarisht dhe teknikisht nga angazhimi i Zvicrës dhe Suedisë, me qëllim që të forcojë kapacitetin e bashkive shqiptare dhe të thellojë procesin e decentralizimit në vend.

Gjatë seminarit, u diskutua në detaje për rolin dhe punën e bashkive në disa fusha kryesore të shërbimeve për qytetarët, duke synuar përmirësimin e menaxhimit vendor dhe cilësisë së jetës në komunitet.

Në event u ftuan dhe morën pjesë përfaqësues të Bashkisë së Fierit, si dhe delegime nga media e ndryshme lokale dhe kombëtare, duke e bërë këtë nismë një temë të hapur për debat dhe ndërgjegjësim publik.

Avatar photo
Albin Hoxha
19 November, 20:21 | Përditësimi: 19 November, 20:21