I gjithë vendi është përfshirë prej të hënës me reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në disa zona, por kanë përmirësuar situatën energjitike.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku monitoroi situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive në HEC Koman ku tha se vijojnë të jenë të përgatitur për të përballuar situatën. Balluku tha se nuk parashikohet hapja e portave dhe se janë kapacitetet dhe volume për të përballuar shirat intensive.
Në Vaun e Dejës prurjet janë 200 m3 në sekondë. Fierza vazhdon të jetë e mbyllur, përkohësisht për të mos rënduar situatën akoma. Dibra ka nisur të ketë reshje intensive dhe ka zona me problematika. Thethi e kemi parë që ka nisur të ketë intesistet. Nga ana energjitike gjërat do të shkojnë shumë mirë dhe pjesa tjetër do të jetë nën kontroll.
Janë të katërt agregatët në punë. Mund të ketë luhatje të vogla dinamike për shkak të erës, por ndërkohë vazhdojmë punën me kapacitete të plota si në Koman dhe në Vaun e Dejës. Do të kemi edhe një prurje dhe përmirësim moti të enjten. Jemi të përgatitur dhe nuk parashikohet hapja e portave. I kemi kapacitetet dhe volume sepse kemi punuar për të liruar volume. Të 5 agregatet e Vaut të Dejës dhe 4 të Komanit janë në funksion. Të Fierzës janë të mbyllura per te plotesuar kapacitete”
