Brunilda Mersini zgjidhet me 78% kryetare e Bashkisë së Vlorës

Brunilda Mersini është shpalur zyrtarisht kryetare e Bashkisë së Vlorës, pasi fitoi me një shumicë të theksuar zgjedhjet e pjesshme të mbajtura më 9 nëntor 2025. Kandidatja e Partisë Socialiste mori 78.44% të votave, duke siguruar një fitore të qartë ndaj kandidatëve të opozitës.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit në të gjitha 231 qendrat e votimit:

  • Brunilda Mersini (PS): 15,672 vota (78.44%)

  • Dionis Sota (Opozitë): 2,333 vota (11.68%)

  • Gjergji Nika (I pavarur): 1,975 vota (9.88%)

Fitorea e Mersinit vjen në një moment kyç për qytetin e Vlorës, i cili përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim urban, turizëm dhe shërbime publike. Zgjedhjet e pjesshme u organizuan pas largimit nga detyra e ish-kryebashkiakut të Vlorës.

Avatar photo
Albin Hoxha
10 November, 10:10 | Përditësimi: 10 November, 10:10