
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale fotot nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër, duke theksuar rolin aktiv të Shqipërisë në diskutimet për të ardhmen e rajonit.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian”, shkruan Rama në postimin e tij.
Procesi i Berlinit, i nisur nga Gjermania në 2014, vazhdon të jetë një platformë kryesere për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët evropianë. Qëllimi i këtij forumi është të përshpejtojë bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e vendeve anëtare me Bashkimin Evropian.
Në këtë takim, u diskutua rreth:
-
Forcimit të bashkëpunimit rajonal
-
Rritjes ekonomike
-
Çështjeve të sigurisë
-
Rrugës drejt anëtarësimit në BE