Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Përrenjas, dy të plagosur pas përplasjes së furgonëve

Screenshot

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan–Përrenjas, ku janë përplasur përballë një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh. Nga goditja e fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.

Dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri prej automjeteve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
18 Tetor, 14:52 | Përditësimi: 18 Tetor, 14:52