
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur Këshillit Bashkiak përmes një shkrese zyrtare, ku kundërshton procedurën e shkarkimit që pritet të diskutohet nesër. Veliaj thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për mbledhjen dhe se Sekretari i Këshillit nuk ka kompetencë për të përcaktuar mënyrën e zhvillimit të procesit. Ai kërkon të mbrohet para votimit, duke theksuar se mungesa e tij nuk është e qëllimshme, por e lidhur me masat e sigurisë që do t’i kontestojë ligjërisht. Mbledhja e Këshillit është thirrur për të martën, në orën 16:00.