
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Këlcyrë ku një 16 vjeçare është abuzuar nga njerku i saj, i cili është polic dhe nga një koleg i tij.
Njerku i 16 vjeçares së abuzuar është punonjës policia pranë Komisariatit të Përmetit ndrësa polici tjetër, i cili po ashtu ka abuzuar me të miturën punon në Komisariatin e Tepelenës.
Rasti i rëndë, i cili nuk dihet se prej sa kohësh vijon, është zbuluar vetëm këtë të enjte pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për një histori intime mes 16-vjeçares dhe policit të Tepelenës me iniciale A.A. 56 vjeç.
Mësohet se disa persona, që kanë qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje, e kanë shantazhuar policin me disa video të pretenduara për të mos bërë publike këtë histori.
Burime për mediat bëjnë me dije se shantazh janë të përfshirë disa persona, të cilët janë identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre.
Ndërkohë dëshmia e 16 vjeçares pritet të hedh dritë mbi këtë ngjarje tronditëse, ku e mitura është abuzuar nga njerku i saj dhe kolegu i tij, edhe ky polic.