IKMT shemb 20 ndërtime pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, vijon aksioni

IKMT ka vijuar aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Deri më tani janë shembur platforma betoni, struktura druri, si dhe godina 1- dhe 2-katëshe, të përdorura kryesisht si bujtina dhe objekte shërbimi.

 

Numri i ndërtimeve të prishura ka arritur në 20, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, për të çliruar plotësisht zonën nga ndërhyrjet e paligjshme.

Objektet e identifikuara janë ngritur në kundërshtim me ligjin, pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me statusin e veçantë të Parkut Kombëtar të Valbonës, i cili gëzon mbrojtje të posaçme ligjore.

IKMT thekson se evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje, me qëllim ruajtjen e integritetit të parkut dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotja dhe urbanizimi i pakontrolluar.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
15 Shtator, 12:46 | Përditësimi: 15 Shtator, 12:46