“Koordinata”, 2 të arrestuar për kanabis, në hetim kryetari i fshatit Visokë

Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”, i cili synon identifikimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me narkotikët.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në territorin e fshatit Visokë, në vendin e quajtur “Mazren”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dy shtetas:

  • A. H., 33 vjeç
  • K. M., 18 vjeç
    Të dy banues në Visokë, këta shtetas kishin kultivuar 132 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, në prani të grupit hetimor.

Përveç arrestimeve, është proceduar penalisht edhe kryetari i fshatit Visokë, A. Ç., 63 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni të parcelës së paligjshme, por ka neglizhuar detyrimet ligjore për raportim.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

  1. Policia e Mallakastrës deklaron se kontrollet në terren do të vijojnë pa ndërprerje, në zbatim të planit kombëtar antidrogë dhe me qëllim evidentimin e çdo rasti të paligjshëm të kultivimit apo trafikut të lëndëve narkotike.